Vjeshte ( perkthim )   23 comments

Bente nje te fresket dhe fohte gati, persa ishte mengjes; dielli rastesisht ndriçonte ngrohte  ̶  moti ishte i ndrueshem. Ne çast qielli mbuluar me re te bardha, pastrohej si me nje te pulitur qepallave, te ndriçonte, nje te kalter te bute, si nje sy i bukur, qe shfaqej pas reve te shperndara. Une qendroja duke veshtruar dhe degjuar. Gjethet feshferinin lehte mbi krye; tashme stina e atij viti kish’ mberritur. Nuk ishin dridhjet e kendeshme pranverore; as pershperitjet e buta e as llomotitjet e pambarimta verore, as belbezimet e ndrojtura the te ftohta vjeshtake, por nje gerhame pergjumje e shurdhet. Nje fllad valevites perziente majat e pemeve. Trungjet te qullur nga shiu vazhdimisht ndryshonin shkelqim sapo dielli fshihej pas reve; tashme perreth i ngjyruar sikur gjitheçka ne te çelte nje buzeharkore; plepat menjehere mirrnin nje drite te bardhe zink; gjethet e vogla te shtrira dosido perdhe pernjeheresh shnderroheshin ne burime rezesh verbuese te kuqe ne te arte; kercenjte e gjate, deget e perdredhura qe me kohe kishin marre nuanca vjeshtore, dukeshin aty-ketu te zgjateshin si kacavjerrjet e nje hardhie, dhe kalonin njeri-tjetrin.

Ne moment gjitheçka u kthye ne blu ; ngjyrat e gjalla sikur dhane shpirt, pemet u zbardhen, pa shkelqim, si bora qe akoma s’eshte prekur prej rrezeve te ftohta te diellit dimerak dhe shiut te shtruar te ngadaleshem qe nisi pikelimin dhe ferferitjen mbi pyll. Gjethet e mbetura ne peme ishin me se shumti akoma jeshil, por gjithesesi vendevende qene ndryshuar ne bezhemjalti; vetem rradhe qendronin te vetemuar peme plepi te rinj te gjithe ne te kuq, ose te gjithe ne te  arte, dhe ndonje mund te kete pare te ndriçojne plapat e bardhe me drite verbuese ne rezet e diellit qe ne çast perhapin xixellime dhe vezullime ne nje rrjete te dendur te degeve te holla qe u lane mire e mire, nga shiu bulbues. Asnje cicerime zogu s’degjohej; te gjithe strehohen dhe mbajne qetesi; vetem tingulli i cicerimes te zogut blu, si bilbil metalik.

Perpara se te ndaloja ne kete pyll plepash kalova me qenin tim pergjate nje trungu bredhi. Them se nuk kam pare nje trung bredhi me ngjyrim lilak dhe gjethet metalik ne gri-jeshil te cilat ngjiten lart dhe shperndahen ajrise si nje valevitje plot hare. Une nuk pelqej kur shkundet, gjethet e çrregullt qe jane ngjitur kaq gabim pergjate kercellit. Bredhi eshte i kendeshem vetem ne nje soj mbremjesh verore kur rrit lart ne mes kaçubet e poshteme, qendron perkunder rezeve te kuqe te diellit ne perendim duke shkelqyer dhe lekundur, lare nga rrenja ne maje ne te verdhe te kuq perzier, ose kur ne nje dite me ere shkundet zhurmeshem duke pershperitur kunder qiellit blu dhe çdo gjeth te kishte fshire lotet e veta, te fluturoje e te ndalet ne largesi. Por ne pergjithesi une nuk e parapelqej kete peme dhe per rrjedhoje nuk ndalem te pushoj nen nje bredh, une bera rrugen per te pyelli i plepave te bardhe dhe zura vend nden nje peme qe kishte deget afer dheut, keshtu i mrojtur mire nga shiu. Duke admiruar pamjen perreth ndjeva pergjumje. Fjeta kaq qete, ne nje gjume te embel te cilin e kane provuar vetem gjuetaret. Po pushonja ndenjur mbi nje trun plepi te bardhe te prere ate vjeshte, diku afer mesit te shtatorit.

_______________

fragment i perkthyer dhe pershtatur nga anglishtja i noveles  “The Rendezvous” te Turgeniev…

U postua 25 Shkurt, 2009 nga Kol

23 përgjigje ndaj “Vjeshte ( perkthim )

Pajtohuni te komentet përmes RSS.

  1. shkrueni sa me shum per vjeshten :)) ahaha

  2. Nje dite vjeshte pran liqenit

    -Po rrija pran liqenit dhe po mendoja per stinen e vjeshtes, mendoja per gjethet e vyshkura ne ngjyre te argjente , ne ato momente po mendoja sikur po fliste liqeni me mua, ndjeja diçka te veçante per liqenin por ajo ndjenje kishte qene bukuria e liqenit.
    -Ne ate moment erdhi nje freski qe me zgjoi nga mendimi, gjethet nisen te bien pa ndaluar, era frynte dhe i zdronte gjethet, dallget e liqenit vinin pa ndaluar, koha nisi te ftohej, per nje moment u ndryshua, por ne ate moment kishte ardhur stina e vjeshtes
    Un per kete gje e kuptova pak ma vone kur gjethet rane neper dallget e liqenit kur rreth e rrotull u mbush plot me gjethe dhe thash me vet se kishte ardhur stina e vjeshtes .
    -Isha shume e lumtur se kishte ardhur stina e vjeshtes ,
    -U ngrita dhe u largova nga liqeni por rruges i pashe se çdo peme kishte me pak gjethe .
    -Per mua ardhja evjeshtes ishte shume mikpritese sepse kjo stine me lejoj ta ndjej bukurin e liqenit te Struges dhe ky liqen i bukur me la ta ndjej stinen e vjeshtes
    Dhe jam shum e kenaqur per ardhjen e vjeshtes ne Qyteti tim po ashtu edhe neper fshatra🙂

  3. kjo eshte shume e bukur

  4. shumee e mire

  5. flm shume

  6. ishte shum e bukur

  7. kjo ese eshte shum e mir hallall atij/asaj qe e ka shkru ket ese

  8. Vjeshta eshte stina e trete me rradhe. Ne vjeshte behet dita me e shkurter koha ndryshon bie shi fyen ere ndonjehere mund te ngroh pak diell. Ne vjeshte pemeve u bien gjethet lulet thahen. Bujku ne vjeshte korr vreshtat, njerezit vishen me trashe qe te mos ftohen. Zogjte nuk i shohim me neper qiell duke fluturuar, ato shkojne neper vende me te nxehta jugore.

  9. vjeshte me shi e fte shume me ere te shumta dite vjeshte me rrug te shkurtra shume
    gjethe te vishkura shtruar si nje qilim

  10. Kenaqesi e veçante per komentet e te gjitheve! Faleminderit per viziten!

  11. nje dite vjeshte ishte per mua shum i trishtuar, po ashtu edhe pranvera ma nuk me lulezoi si çdo kujt sepse nena ime ndrroi jete, tanime jeta ime ska kuptimm pa te …

  12. ju lumte bravo

  13. kuku po e madhe dashta me shkru

  14. sa mire qe erdhi vjeshta

  15. vjeshta
    sa mire qe erdhi vjeshta, ajo po jep nje ngjyre, e ajo ngjyre eshte ari

  16. nicee

  17. shume e bukur kjo me la pa fjal

  18. kjo esht’ nje ese shume e mire dhe ka nje kuptim mjaft te mir❤

  19. kjo ese eshte mjaft e mire

  20. ju lumt bravo hallall

  21. bravo per esenë qe e ka shkruajtur ai/ajo!! ♥ ♥ ♥

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: