Vjeshte ²   Leave a comment

Nuk e them dot sa fjeta, por kur hapa syte e gjithe brendesia e pyellit ishte mbushur me diell, dhe gjithkund ndritja e se kalteres qiellore shigjetonte ndermjet gjetheve qe hareshemshem lekundeshin; rete u zhduken, duke vrapuar te ndara nga era qe sa kish nisur te luante; moti tashme ishte i paster dhe i qarte, dhe kushdo ndjente brenda ajrin qe veçonte nje freski te thate, e cila te mbushte me nje ndjesi te shendetshme, qe tashme parashikonte nje nate te qete, te qarte pas nje dite me shi. Ishta gati te ngrihesha e te provoja fatin ne gjueti serish, kur sa hap-e-mbull sy dallova nje figure te shtangur njeriu. Mendja mu muar nga se e fiksova; ishte nje vajze e re fshatare. Ajo ishte ullur ndenjur rreth dhjete hapa larg meje, kryet e saj peshonte mendimesh dhe duart e saj zbriten mbi gjunje; ne njeren, qe ishte gjysem-hapur qendronin nje tufe e rende lulesh nga pyelli, dhe sa here qe merrte fryme lulet vezullonin lehte mbi kemishen e saj te çrregullt. Nje kemishe e bardhe, mberthyer qafes dha kyçeve, pak e shkurter, mbeshtillte bute ne bel, rruaza te verdha te medha vareshin nga qafa deri ne gjinjte e saj ne dy vargje. Nuk dukej aspak keq. Floket e saj te renda plot shkelqim, te nje ngjyre te bukur hiri, ndare me vije ne dy gjysma harqesh, te mbajtura nga nje bendane te kuqe te erret, qe i kishte zene nje pjese te mire te ballit te saj te bardhe-fildish. Pjesa tjeter e fytyres kishte nje ton te arte te diellit te mengjesit qe i shkonte lekures se bute. Nuk ja pash dot syte, megjithse nuk i kishte te rrudhosura; por verejta vetullat e holla dhe qerpiket e gjate; ato perkuleshin dhe mbi faqe shkelqente nje cerril ne tharje loti, qe ishte ndaluar diku afer buzeve te zbehta. E gjithe koka e saj e vogel ishte plot sharm; megjithese deridiku ne gjertesi hunda nuk ishte zbuluar. Me pelqeu veçmas ekspresioni i fytyres; kaq i thjeshte dhe njerezor, kaq i trishte dhe kaq i pakuptushem feminor, perpara hidherimit te vet. Dukej se ajo dike priste. Diçka e befte u duk ne pyell. Menjehere ajo ngrejti kryet dhe shikoi perreth; syte e saj ndaluan drejt meje me hije te tejdukshme – ishin te medhenj, te ndritshem dhe te ndrojtur si te nje sorkalleje. Ajo degjoi per pak kohe, pa levizur syte e perqendruar nga vendi ku ishin degjuar zhurmat. Mori fryme, levizi koken ngadale, u perkul akoma me poshte dhe nisi shqyrtimin e luleve. Kesaj rradhe zhurma nuk pushoi, por u be me e dalluesheme – perfundimisht u degjuan hapa. Ajo drejtoi trupin, dhe u duk sikur kish humbur kurajen persa syte nisen t’i druhen. Permes shkurreve u duk figura e nje burri. E fiksoi ne shikim, papritmas u qetesua, buzagazi i lumtur dhe i gezuar u duk se po rritej, ndersa ne çast uli koken edhe nje here tjeter, nisi te zbehej, konfuze – vetem atehere çliroi syte, gati ne lutje, drejt njeriut qe qendronte para saj.
Verejta per kuriozitet pernga ai, prejnga vendit ku isha fshehur. Me duhet te rrefej se ai nuk me la nje nje mbrese te mire. Ai per nga dukja ishte nje sherbyes i rendomte i ndonje te riu te pasur. Kishte veshur nje kapote te siperme ngjyre bronzi, qe dukej te ishte e zotezise se tij, dhe e kopsitur deri siper; kishte nje kravate roze me kornize lejla anash; nje kaskete kadifeje te zeze me shirita te arte zbukuruar, qe e kishte terhequr per poshte mbi vetulla. Jaka e kemishes se bardhe e ngritur dere mbi veshe priste faqet pa dhembje, ndersa spaletat e kyçeve mbulonin duart dere te geshtat e perskuqur, te stolisura me unaza ari dhe argjendi, te qendisura me mos-me-harro ne gurkal. Fytyra e tij e kuqe, e fresket i perkiste atyre permbajtjeve, qe persa i kam verejtur, jane gati gjithmone tregues per burrat, por, me se tepermi admiruese per grate. Ne mundim te dukshem per dhenien e nje paraqitje perçmuese dhe lodhjeje ne veshje te kombinimeve te forta, i duhej te mbyllte syte e tij te vegjel, gri te bute, ngryste vetullat, terhiqte buzet me sforcim, dhe pa kujdes, jo te qarte gjithsesi, tashme duke vene ne vije kaçurelat te skuqur nga e pa krehura me kohe, duke i shtrire me gishta floket bjond te prera shkurt anash – me nje fjale po bente nje stermundim te tjekalonte vetveten ne paraqitje. Ai nisi te bente ksisoj sapo pa vajzen e kendshme qe po e priste. U afrua me prane saj ngadale, me hapa te gjate, qendroi ne kembe per pak shterngoi shpatullat ndersa futi duart ne xhepat e kapotes, dhe pas nje shikimi te shpejte dhe indiferent ndaj vajzes te shkrete, u shtri per dhe.

U postua 20 Mars, 2016 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: