Tiran-o-saur   Leave a comment

7. Eshte gdhire dhe dielli sa ka ngrohur parvazin e dritares. Rrezet kane pershkuar xhamat dhe perdet e holla duke rene te lodhura mbi qylymin dimeror. Ne dhomen e gjumit, qe bie nga ana prendimore, ben te ftohte i lagesht. Une zgjohem pa levizur nga i ngrohti i krevatit me njerin sy verej oren. Nderroj krah per te perfituar edhe pak kohe gjume. E kote. Ngrihem.

Vendos mbi sobe ibrikun me çaj te ftohte qe kishte tepruar nga mengjezi i nje dite me pare. Sillem kuturu neper shtepi per disa minuta dere sa çajniku te nxjerre avull nga bishti. Shijoj me pas lengun e ngrohte. Pa e perfunduar vishem per rruge . Provoj edhe dy gllenka te tjera. M’u duk se me mjaften. Lashe filxhanin dhe dola.

Jashte bente fresk. Nje ere mengjezi krijonte vorbulla ajri per nga lart. Balta qe rrethonte gjithandej pengonte ngritjen e pluhurit. Duke shkelur mbi vende qe dukeshin pa lluc arrita trotuarin perkundrejt. Dite e re, nafake e re. Puna e vetme e kesaj dite ishte ; te merrja ne gjykate vendimin per aktin e trashegimise nga prinderit e mi. Ime me’  mbulli sy pak kohe me pare ( por s’eshte kjo per t’u rrefyer).

Si per dite edhe kesaj, bleva byreke te ngrohte te nje dyqan i vogel te rruga e Elbasanit, qe i kullufita me shpejtesi dy ne nje gjysem ore, sebashku me nje kafe te nje bar aty afer. Me duhej te bridhja per ca kohe der’ te shkoja ne gjykate.

Prane nderteses te kryeministrise se pse mu kujtua nje fragment ne seriali « Friends » kur Rejçell perpiqej te ndalonte Rosin, qe po nisej per ne Kine pasi ne Amerike nuk kishte nje shoqe te studionte. Qesha me lot. Heloy, ( me nje “y” te theksuar dhe te gjate karakteristike e nje te foluri tipik anglez ) ishte pershendetja e punonjeses se aeroportit, me agleze se çdo tjeter, edhe per qetesine e saj, kur Rejçell me zi merrte fryme nga ngutja. Helloy qe edhe shendetja e saj. Rrudhni buzet . Po Kur Bred Pit tregon se kishte hapur nje dyqan te stermadh dhe ishte i pasur dhe elegant ( i holle ). Edhe ketu!? Po qe u martua me Angjelinen me pas. Apo martesa s’eshte per te qeshur.

Me ngeci gajasja ne gryke kur u ndodha papritur mes nje labirinti tryezash qe zejne tere trotuarin me tyrli gotash, filxhanash, shishesh, kanoçesh, pjatash, letrash me rrekllama ambalazhi dhe gra si te veshura me plastmas. Nuk eshte pune profilaktikesh. Mu duk vetja ne nje bote aljene ku secili leviz ne hesap te dikuj nga lart, ose diku tjeter. Pse me zuri nje ankth e u mblodha gerrmuq ne mbrojtje, se nga kush s’e di. Dhe kjo ishte mangut. S’mjaftojne reklamat me gra qe asnje burre s’i ka ne shtepi, sa nji çarçaf qe zejne faqet e pallateve. Tjeter deshira.

Diku me tutje dy te tjera, veshur me pantallona te shkurtera fare ( breçka me nje fjale ), te dyzetat i kishin dhe firifiu. Te zinte deti kur i shikoje, po valle peshqit deti a i ze (e ngaterruar pak).

Nje tjeter terhiqte kelyshin prej freri per te bulmetorja ku do shihte per ndonje ushqim ta embelsonte. Parisi, jo aj, por ajo e Hilton-eve, ka diç ksisoj, apo jo. Jutub-oje me klik.

Me ne fund ne gjykate… Dring, i’a beri sinjali kur hyra dhe tregova çelesat. U ngjita me nje ftyme ne kat te katert. Gjygjtari ishte ne jutube ne nje tub 17 polesh. Sekretarja i kerkoi ndjese ( duhej te perdorte komputerin ) dhe me dha ne nje pusulle numrin e vendimit per te cilin interesohesha.

S’kane te sosur rradhat edhe ne recepsion. Kur erdh’ e imja me kerkohej dokument identifikimi. I tregova karten elektorale. Me te jane zgjedhur tre kuvende dhe disa pushtete lokale. Gjykata me nje shtjelm hedh institucionet ne ere. Nuk ma pranuan me nje fjale. Shteti deri dje paskesh qene ilegal.

Ishte 3 pa nje çerek. Po kthehesha per ne shtepi. Pa kryer pune. Une, pa minimum jetik. M’u kujtua Cendleri tek largohej per ne Jemen, a Banglandesh pak rendesi ka, me nje bilete dymije dollareshe. Ishte dite e re.

Neser dite e re perseri. Nafake e vjeter… Caji eshte kultivuar ne Cejlon.

U postua 6 Maj, 2009 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: