Nje bisede telefonike ( perkthim )   Leave a comment

             Konsideroj se nje bisede nga telefoni, kur thjeshte po rrin ne hesapin tend pa marre pjese ne te, eshte  kurioziteti me solemn i jetes moderne .  Nderkohe qe dje po shkruaja nje artikull te thelle mbi nje subjekt  sublim filozofik, diçka e atille po ngjiste ne dhome.  Verej se gjithekush mund te shkruaj gjithemone me te miren kur dikush eshte duke folur  nepermjet nje telefoni diku afer. Po, gjerat nisen ne kete menyre.  Nje prej komeshinjeve te shtepise ( banesa qe bublike [shenim i imi]) erdh’  brenda dhe me kerkoi te vihej ne komunikim me z Bagley te qytetit. Kam pare ne shume vende qe seksi gjithemone terhiqet kur therret vete zyren qendrore ne telefon. Une s’e di persene, por ato e bejne.  Pas te gjithave i rashe ziles dhe ky bisedim vazhdoi.

             Centrali . ( me ze te gervishur )- Urdheroni

             Une. – Centrali jeni ?

             C . – Po ne,  kush tjeter.

             U. – A do me lidhni me Bagleys iu lutem?

            C. – Pa tjeter, veç mbaj’  veshet te telefoni !

             Atehere degjova pip, pip, pip,pip, pip, pip, me pas nje pershendetje neper dhembe dhe perfundimisht nje ze pipip femeror :  a-l-o ( ne renie ).  Deshironit te flisni me m-u-a ?

              Pa u pergjigjur  ia kalova telefonin aplikantit dhe u ula. Atehere ndoqen te gjitha çudite e gjerave me te çuditeshme ne kete bote – nje bisede me nje te vetem . Ti degjon pyetje ;  nuk degjon pergjigjigjen.  Degjon ftesen ; nuk degjon faleminderin ne kthim. Degjon pauzat e nje qetesie pa jete, te shoqeruar nga nje shprehje dukshem e pa vend dhe pa justufikim te nje papriture te gezueshme , ose hidherimi, ose pamundesie. Nuk mund te besh as hyrjen ose kontekstin e bisedes , sepse ti kurr s’e degjon se ç’thote personi ne skajin tjeter te telit. Po, une degjova serine e metejeshme te verejtjeve te degjuesit, te teren prej nje goje, te teren me te bertitura qe s’mund t’ia afronit kurre nje te foluri te embel sexy nepermjet telefonit :

                Po ? Pse, si,  ndodhi ?

                Pushim  

                C’fare the ?

                Pushim

                Jo, jo, nuk mendoj ashtu.

                Pushim

                Jo, oh jo, nuk doja te thoja ate. Une thashe, fute brenda ne te ziere, ose sapo ka nisur zierjen.

                Pushim

                C’fare

                Pushim

                Une e ktheva me nje grep ne tehun e ashper

                Pushim

                Po, me pelqen edhe mua, port hem se eshte me mire ta punosh me velence, ose moline, ose diç ksisoj.  Kjo i jep nje ajer te atille dhe ben me teper  buje.

               Pushim

              Eshte e dyzetenenta ne  Deuteronomy ,(  libri  i peste i Bibles dhe i Testamentit te Vjeter  [shenim i imi])e gjashtedhjete e katra  der’ e  nentedhjete e shtata te perfshira.  Them se ne duhet qe gjitheçka t’a lexojme me shpesh.

              Pushim

              Ndoshta. Une kryesisht perdor nje karfice.

              Pushim

              C’ fare the ? ( anash ) Femije qetesi !

              Pushim

              Oh! Te piaca! O zot, kujtova se the ishte macja!

              Pushim

              Qe kur ?

              Pushim

              Perse s’kam degjuar asnje here per te ?

              Pushim.

              Ti po me çudit! Kjo duket krejt e pamundur!

              Pushim.  

              Kush e beri?

              Pushim. 

              Fale zot!

             Pushim.

             Ku po shkon kjo bote?  Ne kishe qe ne regull?

             Pushim.

             Dhe e ema aty qe?

             Pushim.  

             Pse, zonja Bagley, u dashka te vdesesh e turperuar. C’kane bere?

             Pushim i gjate.

             Une nuk mund te jem tamam e sigurte, sepse nuk kisha asnje dijeni, por mendoj qe shkoi diçka si: ( romapertoma )Dhe pastaj perserit, ti e di.

             Pushim.

             Po, une them qe eshte shume e kendeshme, solemne dhe mbrese-lenese, nese e merrni andantino-n dhe pianissimon-n drejt.

            Pushim.

            Oh, mentet e buta! Por une nuk i lejoj te hane embelsira te qeruara!  Dhe duket ato nuk munden, perderisa nuk kane dhembet e veta,  gjithesesi.

            Pushim.

            Cfare?

            Pushim.

            Oh, jo, ne,  te pakten te vazhdoje drejt. Po shkruan . Kjo s’e shqeteson aspak.

            Pushim.

            Shume mire. D o te vij nese mundem. ( menjane ) O zot, sa lodhet krahu I robit duke mbajtur kete gje kaq gjate.

Jo, jo aspak . Me pelqen te flas, por kam frike se mos ju mbaj larg puneve tuaja.

            Pushim.

            Keni njerez per vizite?

             Pushim.

             Jo, ne nuk perdorim gjalpin ne to.

             Pushim.

             Po kjo eshte nje menyre e mire , por gjithe librat e gatimit thone se ato jane teper te pa shendeteshme jashte sezonit. Ai nuk i pelqen megjithese ato jane te mire konservuar.

             Pushim.

             Mendoj se eshte teper i  larte per to. Ne s’kemi paguar kurre me teper se pesedhjete cent per tufe.

             Pushim.

             Te duhet te shkosh? Mire. Pafshim !

             Pushim.

             Po, keshtu them edhe une. Pafshim!

             Pushim.

             Ne oren kater atehere do te jem gati. Mireupafshim!

             Pushim.

             Shume te faleminderit! Pafshim!

             Pushim.  

             Oh, s’ka perse. Tamam kaq fresket. Jam i gezuar qe degjoj ta thuash. Pafshim!

            ( Dorezoi telefonin dhe tha, “Oh, sa ta lodh krahun !“ )

            Nje burre nxori nje  “mirupafshim“ te pakendeshme. Kjo qe fundi i gjitheçkaje. Jo kaq me sexin e embel – une e tham ne levdate te tyre ;  ato nuk mund te ruanin dot shprehjet e keqperfytyruara.

           ____________

           Mark Twain. Tregim. Perkthyer e pershtatur nga anglishtja.

U postua 27 Mars, 2009 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: