Mbremje ( shkrim )   Leave a comment

                Te erretit zbret nga lindja, pushton jugun, i jep nje te lepire veriut dhe mjegullon perendimin. Nata-bendane sikur te shterngon fytin, te vret perbrenda deresa gjunjet te leshojne. Metastaza vdekjeje sillen vorbull çdonjerit. Nje drite e kuqerrremte lart shperthen ne mijera therrime. Qe vetem, desh zoti, nje fishekzjarr. Diku, ne nje rrugice qorre, degjohet muzike me ze te gervishur. Dy llampa veniten prane nje porte mbi te cilen varet nje derrase e lyer qe dikur, ku diç shkruhej. Dy tavoina bosh te rrethuara per nga tre karrige po ashtu. Nje hije e zgjatur vjen e shkurtohet hap-pas-hapi. Perfundon ne kembet e dikujt. Rritet perseri kur del.

               Rrotullohet cilindri ne pritje te ndaleses te gogles. Ajo hidhet me perplasje sa andej e andej e andej e ketej nga numri ne numer per te ngecur me ne fund. Dy duar ngrihen per nga qielli. Mbledhin xhetonet me pas. Nje prej tyre kalon ne duart e princeshes , shpirti mamit dhe xhani babit, qe sillet kot andej e andej e andej e andej e ketej. Koha eshte flori.

              Jo gjitheçka shndrite eshte lama e nje thike hedhur pa tekfil. – Nuk eshte faji im, une….. nuk qeshe kur…. Ben sehir ne kupen e qilles. Dike marrin zvarre per ta vendosur ne vig e pastaj ne autoambulance. Nje veture e zeze funeral sillet rrotull. I bjen punes nga pas. Mjeku ligjor i ka veshet me lesh. Dikur ka sherbyer ne obstetrik. Urdheri.

                     Ne qosh dikush harmonizon tableau te tipit pricasso. Rruges diku qe penguar dhe pa u rrezuar kishte kerkuar te falur, pa marre pergjigje. Ishte nga ato tipat qe kane shume probleme ne gjeresine e rruges. I tille s’e kish vene re kur qe plasur tableau per toke. Gogla hidhet perseri. Loja fillon nga e para. T’a mban ?

                      Rrjedha zbret, t’a merr mendja, nga lart poshte. Vershon pak dikudiku, qetesohet shume dikudiku e dikudiku diçka ndermjet. Njeri shpat sapak ishte sperkatur me gjuheza salce domatesh, te themi, qe perfundonin ne perrua. Aty perziheshin ne formen e nje kompostoje fekale, dhe pasqyronin tere embelsi jeten e gjalle. Dy-tre zonjeza, kush dreqin i numron(!), me sy te shgarravitur, shikonin pasqyren e vet, me te perdredhura, sa andej kendej e pastaj perseri nga e dyta. I lavderoheshin hijeshise qe nena natyre i kish falur me tepri, ne respekt te vetes. Nje dreq tjeter ( shume duhet te kete ) e dinte se mendonin qe ndokujt duhet t’ja prishnin per dy leke ( kupto 30 mije te thata ne dore ). Mendjen aty 24 ore ne 24, 7 dite ne 7 te javes. Ishte gjithesesi çmim i aresyeshem, ne kushtet e krizes globale. Kjo nuk ndjehej as-sesi, ne ecurine normale te tregjeve te stokut.  Shaka.

U postua 16 Prill, 2009 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: