Kush fiton   Leave a comment

                Te qenurit i pa impenjuar me ka dhene mjaft kohe te lire ( ana e mire e medaljes ), te sillem larteposhte ne kerkim te ndonje çasti te veçante te mveshur me nje trill te kendeshem per tu interpretuar. Pergjithesisht gjitheçka qe ngjet rrotull eshte thjeshte e tille.
                Nje kokteil me perberes reze dielli, arome gjethesh dhe puhije te fresket servirej natyreshem trotuareve te bllokut. E diela e ka larguar gjindjen derejt plazheve se bashku me veturat e tyre te qelbeta e anti-higjenike. Keshtu rruget bosh te krijonin parshtypjen e hapesirave plot romance…
                Ne agonine e nje ektaze te tille drejt meje pashe te vinte nje grua rreth te tridhjetave e veshur me nje cipe rrobash te pershtateshme qe i nxirrnin pa ndrojteje bukurite e saj femerore e teper joshese me gjithese perdore kishte nje djall te vockel, ç’tjeter mund te ishte, as kater vjeç.
                 Ne nje situate ksisoj burrat nuk mendojne me koken mbi supe. Dora menjehere u vu ne veprim te pa vetedijshem ne kerkim te te papritures te kendeshme. Por rreshti ne deshperim, sapo gruaja iu drejtua dikujt me disa fjale qe tani s’me kujtohen. Keshtu shpetova nga nje e rrahur e mire ndoshta , nga qe nje nder cilesite e spikatura te mija eshte te rrezohem me grushtin e pare. E mira do te ishte ( ne vazhdim ndalohet per burrat e sojit ) sikur gruaja te me godiste me nje shpulle surratit ne rastin kur dora te pushonte ne mes te shaleve. Ato zakonisht te gjuajne gjoksit kur perdorin grushtet. T’a mendosh holle kurrkush s’mund t’a thote me siguri se me pas ajo nuk do te kishte ndjere keqardhje e ndo nje gje tjeter paskesaj. Te fitosh nje beteje pasi ta kesh luften te humbur eshte nje menyre e mjere te justifikohesh te vetvetja. Dhe kur mendon pastaj se eshte fushate elektorale…
                   Mbreme diku kendej dy rioshe po flisnin me ze te larte. Rioshi po i tregonte vajzes ndryshimin ndermjet ideales dhe reales. Qesha me te madhe.

U postua 14 Qershor, 2009 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: