Klloun ( shkrim )   Leave a comment

      
           Arena. Dy shtylla mbajne lidhur disa metra tende, si dy strumullare-dy mullare. Gjindja kane zene vendet e tyre ne rrjeshta njeri siper tjetres. Presin… Ne prapaskene. Aktoret. Kllouni dhe suita e tij. Qeni, maçoku, lepuri, breshka etj. Ne tribunen e nderit ( nga e majta ne te djathte ) nje gjesend kaba, qe te ze deti, kur e sheh, e vete s’e di ç’eshte, karizmatiku i lales, bajat gjithesesi. Gjethi i fikut dhe morali, dordoleci dhe sorrat e nxena, erezat ne artin kulinar. Nje politikant, nje administrator, afarist, industrialist, ambjentalist, humanist, animalist, inspektor i habitatit, fallxheshe, nje kutadiuneseçe, nje noter ( ky duhet t’i dije te gjitha ), i veçuar paksa ne qosh nje minoritar. Dhe disa zonja tjera. Puthadore per ekselence, sahanelepires me nje fjale.
          Nga jashte tuba njerezish te sqimur, te shohin te zgjedhurin e vet. Ca mbi pisha, ca mbi geshtenja. Ca mbi fiq. Nje, syri i keq mos e zente, bie. ” Ne emer te atit, te birit e te shpirtit te shenjte,- kryq ben nje klerik, -amen”.- Shpetimi i ko-mbit, ja ç’je, ia befi nje plak duke treguar dhembet- proteze. Ne pellg. ” Me ty drejt te ardhmes se begate “, hapu dhe, shkruhet me kembe pule, mbi nje pllakat. – Kofshe pule, qebab’ taze, qofte, shet nje ambulant.- Shishe vere’rakije kush ka me shit, nje tjeter therret. Kundra te vjetra, apo si i thone… Shut your fuck up! Karizma!
          Qesheqan kllouni, pastaj qan’, qan’, qan’, qan’… Qeni Rintintin ben akrobacira te mesuara per dy kothere. Perpaksa dike e ngaterroi per shtylle elektriku. Maçoku Buçibuçi, syte kater, te mbertheje me dhembe mijushin e bardhe, te dale kafazit. Felinet thone ( e pa degjuar ), por edhe te tjeret, thom, shprehen veç tjerash, me levizjet e bishtit; nder shale, perpjete, segjati, e ku i dihet. – Ti mijush, e gje tjeter s’je, zgjedh e merr! O mish per dreke, o mish per top!? I bardhe, i zi, i hirte, i plumbte qofsh! Bishti i  Buçit. Vertikal perkatesisht dhe gjysemlak. Breshk/a idjot/e me shpejtesi nje hap per sek. si zor te arrije lepurush veshllapushin ne gjume. Hi-hi-hhii. Per me teper pyetet nje idjot/e o nje veshllapush/e. Hi-hi-hhhiii.
          Veshur me mini te prera ngushte me te çare per te dale, ose me pantallona te ngushta teper per te njejten aresye, trekater sterpillçe sorollaten sa andejkendej pa e ditur se te shtatembedhjetat nuk zgjasin me shume se nje vit, duke mllaçitur gome arabike. Aty pari nje plake gerrmuq çeles ne si, jo me shtatembedhjete, numeron kacillet. I shterngon ne grusht. Ka per te paguar saten. Vendqendrim. Njerezit-termite. Mizerim kuturu. Perqendrime ne tezga, bankarela, tubime, mejhana. Sallon bukurie…”Hana”. Sheshtufine-Kombinat aksi ku grumbulli arrin majat. Ne fund behen llogarite. Gjithmone delet me fitim! Gjithemone delet me fitim? Krisht!… kepuce . Jo gjithemone delet me fitim. Varet nga madhesia e arkivolit, afersia e sehirxhinjeve me te mjerin, madhesia e xhepave. Interesi, karshilleku! Gjithesesi biznesi nuk njeh krize. Perkundrazi. Funeral.
          Numrat ndjekin njeri-tjetrin. Duartrokitje te pamata, delirium kolektiv, tollovi. Zoterinjte njezetekater karatesh. Unazat rrasur fort ne gisht. Te duhet ta lepijsh, pa ta heqesh. Lubrifikant. Per oret e dores se ç’thuet. Prova. Nje, dy, tre, shtate. Okej, gjithesesi. Ka dhe me keq. Pus, per shembull. Pastaj betohen… deri vdekja te mos i ndaje. Kylyshet varg. I mesojne edhe te dualtlokasin.-Plasi dolat xhani mamit. Zogjte – e ardhmja e ndritur. Edhe ferrat çelin lule. Frutet e dashurise. Vrima e çelesit dhe i burgosuri. Atedheu i zgjedes. Hi-hiiiiiiii.
          Ridi, paljaço!- Metaliket e fituar – tinguj te gezuar tek tunden ne xhepin gri-zdraluk. Vaktet e mbijeteses te te pafajshem’ve, ( Buçi, Rinti etj.). Te shohin drejt e ne sy. Te vetmit. Te tute. Vdis perdite nga pak. Hapu qiell. Lan’ fytyren. Ujet perzien lotet, bojerat, detergjentin. Te gjitha ne gjiriz. Vetem mendimi per diten e neserme. Mbijetesa. Mjerimi nuk te shqitet.  Kllouni heq masken. Spektatoret vendosin masken. Edhe ti masken. Tjeter ç’ke tenden(?). Retorike. Pyetje me pergjigje brenda. Heshtja. Tradhetia subkoshiente e gjithesecilit. Por “- The show must go on!…( korsivet jane te miat )” Tani me titull te ndryshuar. “Paljaçot”, apo me i shkruet. T’ia ve piken siper .
          Rrezet e vonuara ftohen ne hijen stergjatur te çadres-mullar. Tenda  lehtas lekundet. Pemet perkunden. Gardhiqet pilikunden. Levizje ne vendnumro.

U postua 6 Dhjetor, 2008 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: