Jete ne grimca   Leave a comment

Te ka ndodhur, besoj, qe ne shetitjet pa cak, kur tjeter s’ke ç’ben, zhytur ne mendimet tuaja tek dielli te ngroh kurrizin, te gjendesh befas ne mes te nje rruge ku nje makine me nje reklame kafeje zbukuruar, bie fjala, ka ndaluar pa zhurme mu para kembeve tuaja. (Nje zonjushe, bukuroshe pa fjale shijon lengun e embel me tere kenaqesine e mundeshme, si perceptim nga ç’ti sheh) Me imazhin e saj ne mendje ti zgjat’ hapin per te arritur trotuarin tjeter me nje te marrur fryme. Nje sere baresh, mejhanash e dyqanesh te sojsojta çapraz vendosur kane zene vend anes. Tryeza e karrige ne labirint shenderruar kane trotuaret. Mbi zgjaten paralelopipedndertesa si kuti shkrepseje te ndriçuara nga njera faqe. Njerez bjerrakohe zhytur ne to (karrige) rrufisin filxhanet e tasat e çajit. Toze limoni.

Avujt e camellia sinensis kacavirren prej filxhanit ne tryezen tej per te humbur pa dalur mire, ku nje tjeter, jo per reklame, shqyen qesen e sheqerit me delikatesen e kater gishtave dy per sejcilen dore me manikyr ngjyre salce domatesh ngjyer thonjte e stergjatur, ta embelsoje per qef te vet. Dolce far niente. Holle-holle ta shohesh embelsimi nuk eshte krejt i nevojshem.

Aromat e bukes se ngrohte pak me poshte, e qebabeve qe piqen mbi prush, pulastrenave qe rrotullohen ne hell per te marre ngjyren e te pjekurit, berxollave qe pershperijne ne grile. Nje tabaka mban ne baraspeshe shishen e rakise me nje teke e gateshme te sherbehet. Dikush ngaterrohet e bie perdhe, tableau. – O nane brinja! E pare ksisoj nje vershim i lengjeve te stomakut eshte e pakta te thuhet.

Ne enderrallen e nje mengjesi per te qene per nga arti kulinar ajo ç’ka i mungon, zbret nga reklama te parakalon ngjitur gati duke perhapur sa andej-kendej hiret e saj teper feminile  te paprajte e fin, per t’i lene dore te lire imagjinates. Me syte mbyllur …kemishe te holle te tejpashme, te linjtat mos o Zot, çorapet e zinj gati, njeri me lart ngjitur te mbuloje sa per te thene lekuren si alabaster… flasim per zogjte, piutosto. Ku te punon truni. Trumcaku hidhet çdo dytre çaste hop-hop disa here rradhazi me cicerima ndermjet… gjithmone po aty.

Deshira fluturake levizin eterit, nje yjesi pyetjesh te veckla pa pergjigje vozisin kozmosit drejte konstelacionesh (yjesi) te pa emeruara. Tejkalojne Rrugen e Qumeshtit. Zona te pa fundeme per tu ndriçuar. Pyet me shume kush me teper njeh. Permasat e pikes jane nul. Afer zeros, absolutes, hapesirat e ftohta. I ftohte pranveror prej nga lart te zbret me kembe ne toke, te deperton rrobave e te prek trupin. Kokerr mishi. Ti mberthen zinxhirin ( te xhupit ). Diku kleçka pengohet. E zbret pak dhe prap e provon. Nje e kollitur e gjate tregon se te ftohtet s’kane te kryer.

Mimozat, kumbullat e kuqe, selvite, begonjat, gladiolat, orkidete, tulipanet, mos e prek’et, fikuset, shkurret te joshin… Duart fut ne xhepa per te marre te hollat, jo per tjeter. Por ti xhepat i ke te shpuara e s’ia hedh dot njeriu. Nje dhjeteshe do t’ia beje per qef, dhurate. Te mos kesh nje kacille te prishesh, apo te nuhasesh aromat stinore, eshte mizori. Buenas dias, señorita! El hombre ama la muchacha hermosa. Molla e ndalueme.

Permendesh poshte nje shtylle elektriku. Mbeshtetur ne te merr ngrohtesi nga dielli. Curril i holle jargesh ka qullur perreth, perzier me dy pika lot. Peshqesh prej hapesires. Pergjigje ndofta. E vetmja energji pa fature e taxfree. Çdo tjeter forme paguhet. Ndaj edhe martohen gjithesesi deresa vdekja, ose mjerimi te mos i ndaje. Gjetje e zgjuar. Ngrohin njeri-tjetren. Diçka si shkembim energjie. M’a jep ! Te t’a jap. Ndrysh paga mujore, per ato qe e kane, avullon javes. Pune dore part-time te tjeret. Ku e kisha fjalen !? Politika.

Karvani zgjat’ veture pas veture. Prin’ furgoni i erret. Nuk i ndalet semaforit. Dite e prere ne mes. Ta shohin edhe ne pellembe te dores. Vija e gjate ose e thyer. Nga grila mbi zjarr te zjarri i ferrit. Si eshte jeta. Peshqeve s’ia merr mendja. I hedhin ne det kur jane ne lundrim. Ide interesante. Nga deti ne qiell. Shume e kripur.

E erreta pretaporteja e zgjedhur e ndokujt – refleks i kushtezuar. – Te largon nga bisha. Te afron me qoftelargun. Monster gjithesesi. – Zenjusha Hadi endet naten pa hene. Veç punet e veta t’i shkojne fjolle. Terrin per terr. Kishat i mbajne dyert gjithmone hapur. Mban hajmali zinxhir ne qafe. Patkua. Sa i shkon. Ketu shiten vaksina. Lurdi s’e lan dot.  “Liria ime mbaron, kur e tjetrit preket.” – Hi-hi-hi. Fillon…

Varreza duket e pambarimte. Prehen ne paqe te gjithe, vrases dhe viktima, te kamur e te mjere, burra, gra, femije… te bekuar e blastfem. Impiantet dhe stabilimentet para se te nisesh per lart, ose poshte. Andej-kendej te gjallet topa-topa ne ngasherim. Lypsit me tej. tundin xhepat me monedha te gezueshme. Te nesermen hajdutet. Shkulin metalet te perdorura per zbukurim. Heshtjen solemne e prishin te gjallet. Ne gjendje te ndryeshme jeta merr kuptime te ndryshme, Disa vdesin se qeshuri, te tjere urie, te tjere kenaqesie, orgjie…. pasurie. Korrupsioni i mban ne jete. Thone se vrima e ozonit…

Profanet e varreve. Blastfemi universale. Gerrmojne ne dhe. Te vjellin copa shpirterash. Pa dallim drejt rratheve danteske. Me thonjte e zgjatur high teck. Mozaike. Ne galerite e thella varen muresh. Konkurs. Fiton antivepra prej nje million shpirterash. Daton 666 vjet para krishtit. Dikush konteston : periudha para krishtit nuk quhet. Mblidhet komisioni. Hapen arkivat. Gjendet nje preçedent. – Ju lutem, prisni ! E papare dhe e padegjuar. Hapni syte. Antikrishti. Vetetimat shkepetijne. Hije te trembura i’a mbathin me te katra. «Tableau  me shpirtera te vjedhura per se gjalli » … Zojusha … autori … Ne sallonin e zbrazet ka nje bleres.  Blastfemal

E zeza. Boja qe s’ka ngjyre. I fsheh brenda vetes. Perthithe gjithe ç’ka ne mendje s’te vjen. Edhe shpirterat. Me siper e thame. Vrima e zeze. Macja e zeze. Ndjell fatkeqesi kur rrugen ta pret. A thua?! Dje, apo s’po e kujtoj fort mire. Qe erret. S’ia dallova tamam ngjyren. Syte i shkelqenin ama. Te kuptojne me teper se i kupton. Mendjen gjithmone te kthjellet, gjithmone ne te njejtin vend. Te hane gjuheza. Ku te bredh truri. Aty prape, apo jo? Minjte jane tejkaluar. Mkrrjau ia beri kur u largua. Ka tere ato mend. Jo si disa. Mjau, ia ktheva.

Kamomila eshte ftohur tashme. Avujt jane shperndare. Limone te shtrydhur. Mbi tryeza karriget jane vendour. Ne wc letrat higjenike. Sa me shume t’i perdoresh, aq me pak mbesin te pastra. Se diçkaje ç’i ngjet… Dielli zbret dika qoshes te sheshit kryesor. Ndertesat e larta perkundruall vijojne hijet e veta. Pjano-bari i katit 1 qind e 3 dhjete e 8 (gje e fryre me y te madhe shkruar pa prishur pune ) hesht dere ne mbremje. Oret bejne te tyren. Rruget po ashtu. Kthehesh nga erdhe. Nga majat themrat… Jeta. Gjitheçka ne hapesire dhe kohe. Me cak.

U postua 22 Korrik, 2010 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: