Gladiola ( shkrim )   Leave a comment

                    Sot mora guxim te te shkruaja dy rreshta qe mezi po i mbaj te fshehura brenda meje qe pas takimit tone te affection after bar qe dy jave te shkuara kur une mora çaj te zi, mbaj mend, ndresa ti makiato me siguri te plote. Se kush pagoi jo fort, por te dy porosite u bene ne nje fature. Kot s’e mora. Beri ftohte ate pasdite. Acar klima ne tryeze. Poli i Veriut ishte fare prane. S’ gjeje çaj a alkool ta ngrohte. Argumetat tuaja nuk qendronin…
                    Mbreme me zuri syri at’ shoqen tende me syte si dac, a mice, thuaje sit e duash. Stoliset me dy medaljone te arte. Femijet bejne hark kur e shohin ne rruge. Mortja ne dy kembe. C’i sheh syri e ja ben gropen! Alkimiste e koheve moderne. Veç e nje tipi te veçante. Me eshtrat e te vdekuve. Pjelle e qofte-largut! Zili do t’ia kishte ! Me e mire bija se e ema. S’te kujtohet plaka Nice te Gjenerali. Sa mire! Sa keq qe ajo s’e njohu shoqen tende. Kolonelin do ta linte ne rradhe te dyte. Eshtrat e njerezve jane njelloj.  Shenje me te zeze s’ kisha pare ndonjehere. Megjithate e munda veteveten dhe te shkrova me ç’me erdhi per se mbari.
                    Te shkruarit eshte gjeja qe bej me me qef, pas te berit seks ( me aq sa mundem, s’ mbaj mend kur kam qene njezet ). Kur shkruaj ndjehem kaq mire sa kaloj ne orgazem, intelektualisht kuptoje, sidomos kur ia dal, dhe vuaj si qen kur s’kam se ç’. Me vjen mire kur ma pelqejne, por edhe kur jo, por terbohem kur s’ma zene as me dore e as me goje. Per te shkruarit e kisha fjalen .
                   Persa e lame pergjysem mund ta vazhdojme nje dite tjeter. Gjitheçka ndodh ne shkrimin tim rrjedh lireshem ne shtratin e vet. Pak ka rendesi se kush di not qe t’ia hedhe. S’ke pse t’i nxjerresh pengesa te kota kujt ty s’te pelqen. Nga nje kundervenie s’ krijohet gje e mire. Vetem nje monster ndoshta. Ti e di mire se ç’dua te them.
                    Si nuk i ngjave sadopak motres tende. ( apo ta heq me mire, mendova )
                    Nese deshiron ta vazhdojme gjysmen e mbetur ma bej te ditur. Mjaft u kujdese per gladiolus cruentis. Ti as ia dhuron njeriu!
                   ( S’po e heq me mire )
                    Send.
                                                                     ***

                    Nuk kam nevoje per guxim aspak te t’i shkruaj dy fjale. E rilexova perseri ate shrimin tend aq intelektual. A ia vlen. Nuk me pelqen, nuk me pelqen, nuk me pelqen, dhjete here nuk me pelqen, dhe me teper. Teorite s’me duhen.
                    Une s’kam moter dhe ti e di mire kete, lulet i kam te bukura se kujdesem prandaj. Qe kur tere ky interes. Do e lexoj perseri.
                                                                                    

                                                                     ***
                   

                   Je shume i keq. C’ ka tek une qe s’te pelqenka. Gladiolen ( po ruaj termin ) nuk ia dhuroj njeriu, ashtu…Mos me dil me perpara!

U postua 1 Mars, 2009 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: