Artific’al ( shkrim )   Leave a comment

          Rrezet e lodhura gjithesesi shperndajne gjithandej mjegullen e mengjezit duke i lene dore te lire nje ere te lehte e te fresket, deri diku te ftohte. Siperfaqja nis te valevitet duke krijuar rrudhosje te vogla. Shigjeta drite verbuese. Vende-vende forma te çrregullta te erreta ne gri. Zhytrat te vetmet gjallesa qe levizin, pa ngutje. Vetem pas nje shikimi te vemendeshem veren se ato heraheres zhduken. Ne zhyt kapnin cironkat. Nje menu e veçante per mengjes. Peshku i kuq ne sqep te shpendit. Tre deshirat shuajn urine. – Hiqja vilen atij qe ia dhe me magji – ne stomak. Natyra dhe shfaqja makaber.

          Peshkatari, sa per sport, hedh parangallin, apo si i thone… ( nejse )  njeqind hapa, gati, per nga thellesia, veshtire ta masesh. Krimbat perdridhen ne grepat zero duke joshur. Zilet presin ne pambarim qe filli te terhiqet. Sehirxhinjte  tregojne te berat e te paberat. Njeri ankohet per kursin e kembimit.

          Harabeli ngulur thonjesh mbi nje shkop qe del ne siperfaqe afer bregut sodit perreth. Me nje te kercyer pastaj niset ftuturimthi per mbi nje stol bosh, mbi nje shkemb, mbi nje pullaz e majen me te larte te pemes me te ulet. Sa me lart sheh me mire. Gjahetari me çiften pa leje merrejep me zagarin, qe kullon jarge goje.  Me vete ka edhe te birin, trashegimtarin me kerrabe fiku dhe llastike. Xhepat mbushur me guralece.

         Larg, ne te djathte diga me porten e vockel. Dikush ben ecejake pergjate me nje thas pas kurrizi.  Nje cope shkemb dhe pak litare…( se mu kujtua –tojen ) ne te. Si e bere per kravate. Kur llogarine e ben gabim deshton. Me not. Neser e riprovon. Apnea. Jeshil thone ato qe ia dalin. Perndrysh e provon tek njezet-kateshi ne ndertim. E arrin siperfaqen me njeqind ne ore, gati. As roja s’e pa tek po sistemonte dy thase me çimento qe do te transportoheshin ne te errur pa pare njeri. Gjithekush punon extra. Nje tjeter provon Diezel, jo ate qe qep bluze e pantallona. Dhe ta bejne biografine me pas para se te shuhet zjarri. Trimerite s’kane meter, as hapa.

         Dhe kur kolektoret jane difektoze behet uji det. Katet e para, qe rendom sherbejne dyqane kthehen ne ishuj koralesh. Ushqimet e paketuara lundrojne. Kripa e jodizuar. Plazh. Turizem po ta shohesh ne nje fare menyre. Ju flasim nga Kina.

        

U postua 1 Shkurt, 2009 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: