Elikodroni me simbolet shqiptare zbret ne stadium.   1 comment

Mirenjohje te gjithe futbollisteve tane qe ne Beograd ruajten me fanatizem ngjytat dhe simbolet e kombit shqipetar duke shtuar nje date  ” 14 Tetor ” me te kuq ne kalendarin mbare shqiptar. Krenar per ç’ngjau ne stadium. Pavaresisht nga vendimi i UEFA-s, ato tashme jane kampione te Europes.

U postua 15 Tetor, 2014 nga Kol te Uncategorized

Jete ne grimca   Leave a comment

Te ka ndodhur, besoj, qe ne shetitjet pa cak, kur tjeter s’ke ç’ben, zhytur ne mendimet tuaja tek dielli te ngroh kurrizin, te gjendesh befas ne mes te nje rruge ku nje makine me nje reklame kafeje zbukuruar, bie fjala, ka ndaluar pa zhurme mu para kembeve tuaja. (Nje zonjushe, bukuroshe pa fjale shijon lengun e embel me tere kenaqesine e mundeshme, si perceptim nga ç’ti sheh) Me imazhin e saj ne mendje ti zgjat’ hapin per te arritur trotuarin tjeter me nje te marrur fryme. Nje sere baresh, mejhanash e dyqanesh te sojsojta çapraz vendosur kane zene vend anes. Tryeza e karrige ne labirint shenderruar kane trotuaret. Mbi zgjaten paralelopipedndertesa si kuti shkrepseje te ndriçuara nga njera faqe. Njerez bjerrakohe zhytur ne to  … >>> me tej

U postua 22 Korrik, 2010 nga Kol te fiction

Kush fiton   Leave a comment

                 Te qenurit i pa impenjuar me ka dhene mjaft kohe te lire ( ana e mire e medaljes ), te sillem larteposhte ne kerkim te ndonje çasti te veçante te mveshur me nje trill te kendeshem per tu interpretuar. Pergjithesisht gjitheçka qe ngjet rrotull eshte thjeshte e tille…me tej<<<

U postua 14 Qershor, 2009 nga Kol te kostume

Une…   Leave a comment

…qe frymen marr
me ndihmen e diafragmes.
…simfoni pa emer ne sol+
e pa nisur, e pa perfunduar.
…gerhame e mrame ne komma profond.
…heshtja e persosur.

U postua 13 Qershor, 2009 nga Kol te poezi

Tirane-o-saur   Leave a comment

7. Eshte gdhire dhe dielli sa ka ngrohur parvazin e dritares. Rrezet kane pershkuar xhamat dhe perdet e holla duke rene te lodhura mbi qylymin dimeror. Ne dhomen e gjumit, qe bie nga ana prendimore, ben te ftohte i lagesht. Une zgjohem pa levizur nga i ngrohti i krevatit me njerin sy verej oren. Nderroj krah per te perfituar edhe pak kohe gjume. E kote. Ngrihem… me tej<<<

U postua 6 Maj, 2009 nga Kol te kostume

Mbremje   Leave a comment

              Te erretit zbret nga lindja, pushton jugun, i jep nje te lepire veriut dhe mjegullon perendimin. Nata-bendane sikur te shterngon fytin, te vret perbrenda deresa gjunjet te leshojne. Metastaza vdekjeje sillen vorbull çdonjerit. Nje drite e kuqerrremte lart shperthen ne mijera therrime. Qe vetem, desh zoti, nje fishekzjarr… metej <<<

U postua 16 Prill, 2009 nga Kol te fiction

Nje bisede telefonike   Leave a comment

             Konsideroj se nje bisede nga telefoni, kur thjeshte po rrin ne hesapin tend pa marre pjese ne te, eshte  kurioziteti me solemn i jetes moderne .  Nderkohe qe dje po shkruaja nje artikull te thelle mbi nje subjekt  sublim filozofik, diçka e atille po ngjiste ne dhome.  Verej se gjithekush mund te shkruaj gjithemone me te miren kur dikush eshte duke folur  nepermjet nje telefoni diku afer. Po, gjerat nisen ne kete menyre.  Nje prej komeshinjeve te shtepise ( banesa qe bublike ) erdh’  brenda dhe me kerkoi te vihej ne komunikim me z Bagley te qytetit. Kam pare ne shume vende qe seksi gjithemone terhiqet kur therret vete zyren qendrore ne telefon. Une s’e di persene, por ato e bejne.  Pas te gjithave i rashe ziles dhe ky bisedim vazhdoi.   me tej <<<

 

U postua 27 Mars, 2009 nga Kol te perkthime