*Prezantim
…. e, rasti e solli qe t’ja nis ketij blog-u pak para festave te fundit te vitit. M’u çel paksa çehrja, kur pashe te shkruhet ne shqip. Kam sajuar nje qerre te tilla gjithandej ne anglisht, pa ndonje qellim te shenjte, por sa per ta shtyre me nje fjale. Moti me shi i ketyre diteve ( kuptohen edhe vran’sirat ) m’u mvesh kur pashe qe nuk mund te perdorja CSS / HTML code per modelimin dhe dekorimin e faqes. Eshte pjesa me argetuese ne ndertimin e nje siti . Gjithesesi diçka do te bej… Ngushellimi i vetem -shqipja. Se mos ndofta vitin qe vjen. Te shohim!

…..s’mund te prisja vitin tjeter qe te shtoja nja dy fjale! Per konfigurimin e sitit e kam. Ky variant qe kam zgjedhur, nuk ka vozites, e kalimi nga faqja ne faqe duhet te behet me link qe mezi duket… Per tu kthyer te dekori, CSS-ja eshte me pagese, sikur zoteruesit e grupit te kene mbetur me kacillet e fundit. Sidoqofte e nisa e do vazhdoi dere te merzitem prej se verteti. Ajo puna e shqipetarizmes s’ishte gje. Ne site tjera trafiku e vizitat reciproke jane te mjaftueshme per te krijuar nje comunikim modest gjithesesi ndremjet jo shqipetareve ( gjermane, itoliane, franceze, spanjole, meksikane, braziljane, kanadeze, amerikane, nordike, indiane ) e ku ta dish. Pa e ditur gjuhen, me dy fjale ne anglisht.
Se kush ka thene se ”…kopjimi ishte mjeshteria e nje shkimtari te keq, vjedhja – mjeshteria e nje mjeshtri.” Lapidaret jane vepra monumentale jashte varrezave. Levizja eshte pavdeksia.
Ne kete sajt mund te gjeni shkrime te stermundimeshme, kopjime, plagjature – perpjekje per krijimin e nje diçkaje ( jo monster ) qe leviz gjithesesi paçka se me zvarritje.
Komentet tuaja jane sidoqofshin te mirepritura.
Nuk jam , as edhe s’e pretendoj te jem shkrimtar a diç te ngjashem.
Reptil.



