Dite vere ( shkrim )
Hija e vet e ndiqte nga pas e stergjatur, niste te kembet dhe heraheres kalonte permes asfaltit prej njerit trotuar ne tjetrin, aty ku kishte. Pas ndonje kthese ecte paralel, here majtas e here djathtas, dhe ne mberritjen para deres te hapur te mejhanes e kishte para. Hyri. Ajo u njehesua me te sajen qe formohej poshte çatise.
-Mireserrini o bjerradite!-foli per veshet e te gjitheve.
-Miresetepru zoti o bjerrajete!
-Nuk çuditesh me prej nivelit te larte te intelektualizmit modern, vazhdi ndersa ulej ne vendin qe i ofruan me dore miqte e tij, pa harruar t’ia shkelte syrin.
-Ndonje te re nga fronti, sa per…, ne forme lengu?
-Birre per mua, them un’.
-Shqiperia, atdheu im i dashur, – tha me nje fryme dhe shterngoi nofullat per te mos ia shkehur te qeshurit.- Me pyet ne di peshku not?
-Hi, hi, hi, dikush i fshehur dukshem, si kinez ngjante, tregoi pa meshire ilaritetin e vet,
-E vjeter miku, e vjeter!
-E ç’ka ketu per te qeshur, – s’iu durua profesorit, nga tavolina tej.
-O pronar, a vjen nji minute, -thirri njeriu i hijeve.
-E vjeter bi dabellju apo ej dabellju, -foli anglishtfolesi.
-C’fare(?!), -pyeti djali kureshtar.
-Para murit apo pas.
-Me pe dhe pe çe, mbas pavaresise dhe para çlirimit, hi, hi, hi.
-Qe kur, per at zot, lepini lengun e shenjte, pa‡e kembesh!
-Pas revolucionit, permbylli mjaftintelektuali.
-Hi, hi, u zgerdhi nje plak qe nuk ishte kinez.
-Me kerkoi njeri?
-Thuaji prefesorit, a ke liçence. Nje dush me birre.
-Patjeter, ç’ne.
-A paguan taksa, sa vete te bejne dredha se faturat e borxhit kane zene tavanin. Jepini nji gote uje se i iku çehrja. Prefesor.
-Hi, hi, u zgerdhi serish plaku qe nuk ishte kinez.
-Nje tjeter, tjeter.
-Ne nje pasdite çaji, pyetni inglizin po deshet. Dikush kish zene qoshen ne hesap te vet. Mendja i fluturonte kushediseku.
-Thuaje nje fjale, o merzitja ne dy kembe, nje ze foli.
-Me qe ra fala, ç’kam ne mes te kembeve.
-Qe me mire kur nuk flisje.
-Hi, hi, – qe plaku etj.
-O babush, ti vetem qesh, – tha mjaft etj.
-I kam ditet e numeruara, mor bir, – ndaj.
-Ja tamam ashtu qeshen shumica, dhe “uuuuu” bene pakica. He prefesor.
-I pa edukate, – foli me gjysem zeri, mbeshtolli gazetat nen sqetull, la dyqindlekeshin kacill, dhe doli.
-Pas kesaj pronarin e pret falimenti, hi hi hi, – kinezi kesaj radhe
-Perse qeshni, kemben e tavolines kam.
-Aaaaa, – qe pasthirrma ne si bemol – ne kuartet ne akord me re korale e te tjereve, qe stononin gjithesesi nga nje çerek toni dere ne oktave, alegreto ma non tropo.
-C’fare mendon elefanti kur sheh nje burre lakuriq ne breg(?), – foli mjaft etj.
-Une nuk mbarova.
-Te veshtire e paska i gjori per te pire. Hi, hi, mire qe prefesori iku.
-Kur i kerkuan perseri te thonte di‡ka tjeter ai ne te kundert beri te njejten pyetje. ” E morem vesht m… ” qe pergjigja. – Jo jo, kishte perfunduar, njeriu i heshtur, tani kam ate qe menduat me fillim.
-Hi, hi, qeshi plaku etj, s’e mora mire, burre ishte apo grua.
-Ti babush s’ vdes kurre.
Te gjithe kthyen shikimin nga njeriu hije. Pastaj perseri nga plaku.
Matane dritareve po kalonte nje grua qe i kishte dale gati, nga fundi i shkurter. Ne dore mbante duke tundur e perdredhur nje qese me kiwi, fruti me lesh, me nje fjale. Per ate zot me shume se une. Po ndiqte hijen. Dielli qe ngritur ne shkallen e njeqind, dhe per ate zot rruget avullonin, bari digjej. Kush pat me se ia kishte shtruar per nga jashte, te tjeret dergjehin shtrire. Te nxehtet e ferrit. Kush e kuptonte.
-Hi, hi -si natyral, tingull ne gerhamen e mrame, ne telin e fundit mi, te hollin ( tjeret keputur ne kohe te tjera ), solo ne finale, e pa perfunduar, dere ne melodine tjeter, te paperfundueshmen.



