Defilè ( shkrim )   Leave a comment

          Itinerari i perçdodyditeshem nis rrotull nentes pas darke nga lindja e qytetit, tamamtamam aty ku fillon i sistemuar deridiku shtrati i Lanes. I tille ka formen e nje govade, ne prerje terthore me rrjedhen e perroit. Para pak kohesh dy anet e shtratit kaloheshin me ndihmen e nje pasarele, krijese inxhinierike e kohes se qepes, konstrukt, po i them, me hekurishte, derrasa, asfaltobeton, nje mish-mash me nje fjale.
          Eklektiku i gjate erudit, zoti e ruajt, po dhe nese jo, s’do ta leme qe kuajt te na e marrin zvarre, me nje kolorit te padegjuar ligjerimi, sikur te dilte jashte ( nga perdorimi i e-se te pazeshme )  plotesoi çka i mungonte asaj dite kur inaguroheshin fillimet e punimeve te rruges se re per te ecur me hapin e kohes, pa çka kundershtise te banuesve me kolorit te dukshem,  shtepite, kacolle t’i themi, e te cileve do na linin shendene. Obstetriku te  rende duhet ta kishte pasur.
           Pergjate rrjedhes, anash saj, zbresin per ne qender paralelisht dy rruge me nga dy trotuare gjithesecila po ashtu. Te djathtes i mvishen tyrli   ndertimesh  dhjetedymbedhjete – kateshe me perdhese te pershtatura me kasten per dyqane; ushqimore, bare-mejhane, butiqe, elektroshtepiake, frutore-zarzavade, qender estetike e bukurie (vdeksha ne llaç), fizike. Pastaj katerkateshat e hirte te paradokoheshem me ballkone te gjithecfareta, nje put-purry harmonike, qe mendja qeder te ka. Te majtes nje ndertese dy kateshe, laborator mjekesor; dy kulla ngjitur njera me e larte se tjetra; nje varg dyqanesh tip shpelle, ku gjen materiale ndertimi dhe pjese nderrimi, repart metalik, hidraulik, zdrukth, bilardo etj. Te dy rruget te nxjerrin ne unaze.
          Shpatet jane mbuluar me bar te gjelber te llojlloj farerash, atyketu shkurre me emera te kendeshem latinisht,( me vone do te ndalemi ) stola druri te merthyer mire ne beton me kembe hekuri, se mos kush i ngaterron me dru zjarri, apo skrap. Dy vargje shtyllash ndricimi te derdhura ne gize me stil, qe shikojne njera-tjetren, kane kushtuar sa i biri t’amen dhe bejne drite naten qe te duken kumbullat me te njejtin cmim. Trekater prej te cilave i kane ngaterruar duket. Skrap. Disa mungojne edhe per ndalime te parregullta automjetesh. Shkurret dhe kembet e urave sherbejne si ” OO” mileti e ne ndonje rast degjon edhe psheretima per tridhjetemije te thata ( me kete te nxehte prej dy javes gati, kjo e fundit qe e tepert ).
          Me duheneshin njezet e ca minutat te saketa te arrija dere te semaforet te rruga e Elbasanit, ku te nevoitej nje pergatitje e mire psiqike per t’ia dale mbane. Duhej te kaloje tere mrekullite e siperme e te tjera pastaj t e  ngjashme me to si per shembull pallatet e bojatisura ose njollosura, me zikzak me ngjyra te pa para,  nga ato qe perdoren rendom per lyerje, shkurt-te pashiteshme, me nje stil naif, apo me ve shkruhet.
          Tezgaxhinjte, dukshem te fshehur, sikur vjellin dhe jo shesin, se i duhet leja nga nga autoriteti te mbajne frymen gjalle. Nxirr dhjame nga pleshti. Miljonat villen poshte e lart diten per diell. Shteti i se drejtes. Me respekt per ato. Shpesh sheh nje veture teneqe me targe She, qe e ka terezite punen ne shitjen e peshkut. Po vec mban ere dere ne Le te pakten. Krap i fesket. Uniformat kryejne detyren. Po dhe kinkalerite per gra, me mejkape, lipstike, karfica, breke, te tjerat dihen; ajo zojusha ka blere nje pale. Sa mire te jesh kur i provon. Ka ndonje dhome a kthine? Tek ai lokali ne cep te rruges. S’te hyn ferre ne… Kycet nga brenda. Akoma te ura ti!? Artikuj te themi seksi me cmime te aresyeshme…Cdo gje ka cmimin e vet. Devede pirate te dores se dyte. Kur te kujtohet me mire jo.
          Namasgja-nje cudi autoktone. Xhami e rrafshuar as nam as nishan. Ndertesa e Akademise se Shkencave me nam, ne Parlament e shnderruar, objekt i gjendur per te thene, s’gjen xhami ku te falesh. Te mbledhur kuturu ca me lista e ca pa, njeqind ne nje menyre e dyzet ne nje tjeter, here ne shumice e here me teper, te ndajne hallet. Alibaba me te tjere, hapu Sezam-mbyllu etj. Kuvendojne. Ose thyejne karrige, vazo, xhama e kush i bani inventarin…me pistjolle ne brez, d.m.th.
          Te kalosh nga njeri trotuar ne tjetrin eshte gjithmone nje ndermarrje e veshtire, kur gjendesh prane semaforit te kryqezimi i unazes me Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Qellon te kesh hyre ne brezin e vijave te bardha dhe te jete lejuar, papritur, levizja e automjeteve. Nje situate e tille me zuri ne mes te rrues. Nuk isha as ai qe vazhdonte, e as ai qe prapsej. Provova me kot te drejtoja trafikun sa te arrija trotuarin. Asnje s’e hiqte kemben nga gazi ne derrase. Borite jepnin sa mundenin. Nga syte kembet ishte zgjidhja e vetme. Une e dita kur mberrita, i bere qull ne djerse edhe nga anemia (aso kohe nuk e dija)  qe ne te tilla raste shfaqet pa u kursyer. U ula per ca minuta mbi borduren e lulishtes aty prane ku fladi i lehte i mbremjes sebashku me sollen ne terezi.
           Mberritja ne ndalese e autobuzit te unazes krijoi nje gjurulldi; bjerradite qe hipnin, bjerranate qe zdrypnin, bjerradite qe dilnin, bjerranate qe hynin.  Bjerrajete.
          Tytyja e nje veture me permendi ndersa po ecja per hesapin tim. Nuk duhet te jete, po mendoja, kur nje tjeter me cau veshet gati. U tremba ne cast e ktheva koken ne reagim. Asnje qe njihja. Vec nga prapa pashe nje grua qe shpejtonte. Ia bera edhe un’ nje tyty, si prove.”Baterite e rena xhaxhi”, qe pergjigja. Klaksonet kishin te drejte te bucisnin te tere naten qe kishin para dhe diten po po te donin. Po une c’desha(?). Dy rrufe ne qiell te hapur, njera “Bateria” e “Xhaxhi” me shkrepen mu te kembet. Gjunjet me lane perpak. Nje pllake me pengoi.  ( Kushedi sa here do te jete paguar ajo ). Zgjata hapat sa majtasdjathtas derisa vura baraspeshen. Mblodha copat e shperndara duke i bashkuar ne nje pazell. S’e di ne u ngaterrova.
          -U vrave, foli gruaja qe kishte qendruar, kur kish pare akrobacine.
          -Jo fort nga pllaka se nga…
          -Uaaa, me te vertete?!
          -Mire qe semafori eshte ne te kuq, -mbylla une. Akoma s’e kisha marre veten.
          -Te presim jeshilin, vazhdoi ajo.
          -Per ku me kaq nxit?
          -Ne shtepi, juve?
          -Ne pune, naten qe te zgjohem diten. C’i thua?
Nje zagar  llapaqen, tamam llapaqen, pret rrugen ne kundravajtje. Feshfellima te njepasnjeshme te rrenqethnin mishte, tashme vargu i makinave vallezonte ne fiz’harmonike. Me pas ndaloi me zhurmen nervoze te motorreve ne pritje.
          Me ne fund arritem. Na u desht nje cerek ore. Kembyem miresjelljen e rastit
          -Se mos ben gabim te dukesh kalimthi ketej ndonjehere. Porta u hap me vete –  veprim pas meje ne padurim qe te hyja. Qendroi ashtu per tere kohen qe une po shoqeroja gruan me sy. Perpjekje ne gerhamen e fundit te jetoja ato pak caste emocionuese. Per nje cast ajo ndaloi, ktheu koken nga pas, ndoshta te shihte rreklamen mbi porte, apo ku t’a di une, por u zu ngushte kur me pa akoma aty trung i palevizeshem. Kishte rene ne nje kurth qe ia ngriti vetes pa dashur. Atyperaty, te dilte nga gjendja jo e qarte tundi pak sa te dukej doren ne forme pershendetje nga larg. Hyra. Porta u mbyll pas meje. Jeta eshte nje kurth i madh.
          Per trekater net me rradhe kujtoja cerek oreshin e fundit, fjalet e thena kotsekoti vetem per te shtyre kohen. Ajo harkonte buzet here-here dhe nxirrte tinguj te lehte te qeshure. Nuk e besova se kishte kuptur gjith’cka flisnja, por qe e vertete nga c’mesova me vone. Nuk qeshte kot, per miresjellje.
          -Gjuha eshte gjithe pasuria,-duart i kisha ne xhepa tek luanin me kacillet qe me duheshin per kthim ne mengjes,-dialeki eshte dekori i saj. Ylli polar tregon perhere Veriun. Sa per zyretaren: profilaktik-hidhe pas perdorimit(!).
          Kuptohen veshtiresite ne komunikim pa e ditur se me ke po e ben, as emerin, edhe ne qendrim gjithashtu. Njerezit qe vinin perballe heraheres na futeshin ne mes. Nuk mund t’i rrija krejt afer. Asgje s’keni marre vesh: Kulloja nga djerset. Te tjerave iu shtuan edhe ato emocionale (aso kohe e dija). Mezi c’prisja te arrija te nderrohesha. Dhe te rrija sa me gjate me te gjiteashtu. Nje zot e di se c’duhet te zgjedhesh. U bene si shume per nje te vdekshem: Trafiku, gruaja, pllakat, rrufete (xhaxhi dhe bateria). Helenet kishin shume zota me nje kryezot. Me e thjeshte ndoshta. S’merret Olimpi me minjte e rrugeve.
          Punonte diku, me tha, nga ato dyqanet me shume reparte. U perpoqa ta gjeja, ne forme loje, sa per ta shtyre; me butik e me elektro… kepuce, çanta-  galanteri, ushqimore, frigoriferike, hidro-sanitaret, por kurre s’me shkoi mendja  per alkooliket.
          Dikur, ne nje mbremje, kur tjeter(?), me te marre punen, kolegia e turit te dyte me la ne dore nje pusulle te shoqeruar me fjalet se nje grua ma kishte lene
           -E ke lexuar, pa tjeter, eshte e hapur?
           -E thua vete, sigurisht.
           -Si tu duk, si ishte desha te them, pa emer…Gruaja pra?
           -Si mos me keq, na bere per te qeshur. Naten…se mos te ze gjumi ore!
           “C’ me thua per nje kafe te blu velvet neser ne 7. Qeras une. Branka, Martini, Bakardi. Dekori. Pafshim.”
           Mengjesi nuk vonoi. Venusi ndriçonte. Ylli polar qe zhytur ne te kalter. Arusha Vogel naninani. Karroca e qumeshtit nisi shperndarjen. Kostelacioni 62 kishte humbur ne qiellnaje. Ylli pulsar gjithashtu. Peggassus terhiqte.
           Olimpi u muar’. E vrisja mendjen; ajo blue shkruhet, apo bleu!?

U postua 8 Dhjetor, 2008 nga Kol

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: