Te qenurit i pa impenjuar me ka dhene mjaft kohe te lire ( ana e mire e medaljes ), te sillem larteposhte ne kerkim te ndonje çasti te veçante te mveshur me nje trill te kendeshem per tu interpretuar. Pergjithesisht gjitheçka qe ngjet rrotull eshte thjeshte e tille…me tej<<<
Kush fiton
Posted in kostume on 14 Qershor, 2009 by reptilUne…
Posted in poezi on 13 Qershor, 2009 by reptil…qe frymen marr
me ndihmen e diafragmes.
…simfoni pa emer ne sol#
e pa nisur, e pa perfunduar.
…gerhame e mrame ne komma profond.
…heshtja e persosur.
Tirane
Posted in kostume on 6 Maj, 2009 by reptil7. Eshte gdhire dhe dielli sa ka ngrohur parvazin e dritares. Rrezet kane pershkuar xhamat dhe perdet e holla duke rene te lodhura mbi qylymin dimeror. Ne dhomen e gjumit, qe bie nga ana prendimore, ben te ftohte i lagesht. Une zgjohem pa levizur nga i ngrohti i krevatit me njerin sy verej oren. Nderroj krah per te perfituar edhe pak kohe gjume. E kote. Ngrihem… me tej<<<
Mbremje
Posted in fiction on 16 Prill, 2009 by reptilTe erretit zbret nga lindja, pushton jugun, i jep nje te lepire veriut dhe mjegullon perendimin. Nata-bendane sikur te shterngon fytin, te vret perbrenda deresa gjunjet te leshojne. Metastaza vdekjeje sillen vorbull çdonjerit. Nje drite e kuqerrremte lart shperthen ne mijera therrime. Qe vetem, desh zoti, nje fishekzjarr… metej <<<
Nje bisede telefonike
Posted in perkthime on 27 Mars, 2009 by reptil
Konsideroj se nje bisede nga telefoni, kur thjeshte po rrin ne hesapin tend pa marre pjese ne te, eshte kurioziteti me solemn i jetes moderne . Nderkohe qe dje po shkruaja nje artikull te thelle mbi nje subjekt sublim filozofik, diçka e atille po ngjiste ne dhome. Verej se gjithekush mund te shkruaj gjithemone me te miren kur dikush eshte duke folur nepermjet nje telefoni diku afer. Po, gjerat nisen ne kete menyre. Nje prej komeshinjeve te shtepise ( banesa qe bublike ) erdh’ brenda dhe me kerkoi te vihej ne komunikim me z Bagley te qytetit. Kam pare ne shume vende qe seksi gjithemone terhiqet kur therret vete zyren qendrore ne telefon. Une s’e di persene, por ato e bejne. Pas te gjithave i rashe ziles dhe ky bisedim vazhdoi. me tej <<<
Gladiola…nje leter
Posted in fiction on 1 Mars, 2009 by reptilSot mora guxim te te shkruaja dy rreshta qe mezi po i mbaj te fshehura brenda meje qe pas takimit tone te affection after bar qe dy jave te shkuara kur une mora çaj te zi, mbaj mend, ndresa ti makiato me siguri te plote. Se kush pagoi jo fort, por te dy porosite u bene ne nje fature. Kot s’e mora. Beri ftohte ate pasdite. Acar klima ne tryeze. Poli i Veriut ishte fare prane. S’ gjeje çaj a alkool ta ngrohte. Argumetat tuaja nuk qendronin…me tej<<<
vjeshte
Posted in perkthime on 25 Shkurt, 2009 by reptilBente nje freski dhe fohte gati, persa ishte mengjes; dielli rastesisht ndriçonte ngrohte;- moti ishte i ndrueshem. Ne çast qielli ishte mbuluar me re te bardha, pastrohej pa nje pa dy, te ndriçonte, nje te kalter te bute, si nje sy i bukur, qe shfaqej pas reve te shperndara. Une qendroja duke veshtruar dhe degjuar. Gjethet feshferinin lehte mbi krye; tashme stina e atij viti kish’ mberritur…me tej<<<
Klloun
Posted in fiction on 16 Shkurt, 2009 by reptilArena. Dy shtylla mbajne lidhur disa metra tende, si dy strumullare-dy mullare. Gjindja kane zene vendet e tyre ne rrjeshta njeri siper tjetres. Presin… Ne prapaskene. Aktoret. Kllouni dhe suita e tij. Qeni, maçoku, lepuri, breshka etj. Ne tribunen e nderit ( nga e majta ne te djathte ) nje gjesend kaba, qe te ze deti, kur e sheh, e vete s’e di ç’eshte, karizmatiku i lales, bajat gjithesesi. Gjethi i fikut dhe morali, dordoleci dhe sorrat e nxena, erezat ne artin kulinar. Nje politikant, nje administrator, afarist, industrialist, ambjentalist, humanist, animalist, inspektor i habitatit, fallxheshe, nje kutadiuneseçe, nje noter ( ky duhet t’i dije te gjitha ), i veçuar paksa ne qosh nje minoritar. Dhe disa zonja tjera. Puthadore per ekselence, sahanelepires me nje fjale…me tej <<<
Dit’ vere
Posted in fiction on 10 Shkurt, 2009 by reptilHija e vet e ndiqte nga pas e stergjatur, niste te kembet dhe heraheres kalonte permes asfaltit prej njerit trotuar ne tjetrin, aty ku kishte. Pas ndonje kthese ecte paralel, here majtas e here djathtas, dhe ne mberritjen para deres te hapur te mejhanes e kishte para. Hyri. Ajo u njehesua me te sajen qe formohej poshte çatise… me tej <<<
Pelikule. Jeta e Hemingway-it.
Posted in mix on 5 Shkurt, 2009 by reptilBiografia best-selling e A.E. Hotchner “Papa Hemingway: Nje kujtese personale” eshte propozuar qe t’i pershtatet ekranit te madh.
The Gotham Group, nje kompani menaxhimi dhe prodhimi, dhe producenti Kevin Fortuna ka siguruar te drejtat. Libri zbulon 14 vitet e jetes te autorit, fitues te Cmimit Nobel, gjate se ciles ai pat qene mik i ngushte me Hotchner, tashme 88 .
« Eshte kaq e radhe te kemi nje intimitet te tille, njohje te vertete rreth jetes se tij dhe se fundmi renies te nje ikone te vertete amerikane, – tha Ellen Goldsmith-Vein, e Gotham Group e cila do te prodhoje filmin me Peter McHugh. -Tregimet e Hotchner-it mbartin nje vlere mitike ne respekt te autorit Hemingway per te gjithe qe e pak e njihnin. »
Materiali i ‘96 te Richard Attenborough “Ne dashuri dhe lufte,” me pjesemarrjen e Chris O’Donnell mbuluan vitet e rinise te tij si nje shofer autoambulance ne Itali gjate Lutes I. Hotchner shkuajti ne ’62-shin skenarin e filmit “Aveturat e te riut Hemingway” bazuar ne tregimet e autorit.
Hemingway vrau veten nje vit me vone.
Fortuna, ish-president, dhe CEO of Quigo Technologies, e cila ia shiti Time Warner-it per 4OO million dollare, gati, gjithashtu po zhvillon nje dokumentar per Hothcner nepermjet Dedalus Enterprises-it te tij.






